Spanja vendos një tjetër rekord historik pas fitores me Francën në gjysmëfinale

Sport

Spanja vendos një tjetër rekord historik pas fitores me Francën

Spanja arriti të shkonte në finalen e Europianit pas përmbysjes kundër Francës në Mynih me rezultatin 2-1.

Lamine Yamal hyri në historinë e Europianit, duke u bërë lojtari më i ri që shënon në një kompeticion të tij, në moshën 16 vjeçare e 362 ditë.

Por ky nuk ishte rekordi i vetëm në mbrëmjen e sotme, pasi dhe ekipi “La Roja” vendosi një të tillë.

Spanja u bë skuadra e parë në historinë e një Europiani, që arrin 6 fitore radhazi në këtë kompeticion, e cila nuk është arritur kurrë nga askush tjetër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion