Shtohen argumentet, ja pse penalltia kundër Danimarkës ishte një skandal (Video+ Foto)

Anglia mundi Danimarkën, duke shkuar në finalen e Euro 2020. Fitorja erdhi pas penalltisë që u dha në minutat shtesë, ndërsa kjo ka shkaktuar shumë polemika. Raheem Sterling u fut nëpër mbrojtjen e Danimarkës dhe u rrëzua në zonë pas një kontakti minimal.
Megjithëse ndërhyrja ndaj tij ishte e butë, gjyqtari dha shenjë për penallti dhe, edhe pse Kasper Schmeichel e mbrojti penalltinë e Harry Kane, kapiteni i anglezëve e shënoi nga topi i kthyer për t’i dërguar tre luanët në finalen e së dielës në Wembley.
Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme pse penalltia e dhënë krijoi polemika, pasi në fushë ishin dy topa para se penalltia të akordohej, prandaj ndeshja është dashur të ndërpritej paraprakisht.

Dukej qartë se Sterling dribloi afër një topi shtesë në fushë dhe u fut në zonë për ta fituar penalltinë kontroverse. Vendimi i gjyqtarit Danny Makkelie u kontrollua nga gjyqtarët e tjerë në dhomën e VAR-it, por asgjë nuk ndryshoi dhe, edhe pse Kasper Schmeichel e mbrojti penalltinë e Harry Kane, kapiteni i anglezëve shënoi nga topi i kthyer për t’i dërguar tre luanët në finalen e së dielës në Wembley.


