E dinit se farat e shalqirit janë ilaç shumë i mirë për shumë sëmundje

Soft

E dinit se farat e shalqirit janë ilaç shumë i mirë

Në stinën e verës, të gjithë e konsumojnë dhe e pëkqejnë shalqirin. Ky frut ka shumë avantazhe, por edhe farat e saj. Sipas një studimi, farat e shalqirit duhet të gatuhen, bluhen ose piqen.

Fibër diete; Farat e shalqirit përmbajnë fibra dietike të nevojshme për funksionimin normal të aparatit tretës, ndihmojnë në rast të parazitëve të zorrëve, si dhe në trajtimin e pacientëve me verdhëz dhe pezmatim në trup.

Ato përmbajnë substancën citrulinë, e cila vepron si një antioksidues, përshpejton zgjerimin e enëve të gjakut dhe ka një efekt të dobishëm në rastin e arterosklerozës, hipertensionit, angina pectoris dhe mosfunksionimit erektil te meshkujt, raporton Kosovarja.

Po ashtu, ato forcojnë zemrën, të gjithë muskujt në trup dhe përdorimi i këtyre farave në formën e çajit apo ‘snacks’, rekomandohet për forcimin e kujtesës dhe përqendrimit, bukurinë e lëkurës, si dhe janë një mjet i shkëlqyeshëm për forcimin e epshit dhe potencës te burrat.

Pastrimi i veshkave; Çaji i farave të shalqirit është një ilaç për heqjen e gurëve dhe rërës nga veshkat, pastron fshikëzën dhe traktin urinar, dhe rekomandohet si një mjet efektiv për trajtimin e diabetit të tipit 2.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion