Shqiptarja rënditet e 44-t në qitje, largohet nga Lojrat Olimpike e dëmtuar

Manuela Delilajt pati sot paraqitjen në Lojërat Olimpike të Tokios, por e mbylli me renditjen në vendin e 44, gjithashtu edhe e dëmtuar. Mësohet se 55-vjeçarja garoi në 25 m shpejtësidhe duke e llogaritur me paraqitjen e djeshme, ajo mori 556 pikë.
Fati nuk ishte me 55-vjeçaren, pasi ajo u lëndua në parakrahun e djathtë, krah me të cilin edhe gjuan, që nuk e lejoi të jepte maksimumin e saj.
Lajmin e bëri me dije KOKSH në faqen zyrtare të Facebook. “Manuela Delilaj ka perfunduar plotesisht garen ne Lojerat Olimpike "Tokyo 2020". Ne diten e dyte ajo garoi ne 25 m shpejtesi,rezultat ky qe i bashkohet edhe pikeve te grumbulluara dje ne garen e precizionit duke rezultuar ne totalin prej 556 pikeve, qe e rendisin ne vendin e 44-rt. Per fat te keq Manuela, ka edhe nje lendim ne parakrahun e djathte ( krah me te cilin edhe gjuan) qe nuk e lejoi te jepte maksimumin e saj.
Gjithsesi ky eshte nje rezultat i mire duke pasur parasysh qe prej afro 1 vit e gjysem, poligoni i qitjes ka qene i mbyllur per shkak te pandemise, duke e penalizuar stervitjen ne kohe. I urojme Manueles suksese ne gara te tjera
#teamalbania #shooting #olympics #Tokyo2020”, shkruhet në postim.


