Lezhë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset i moshuari
Lajmifundit
/
30 July 2021, 12:39
Aktualitet

Një person ka mbetur i plagosur pasi dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Milot-Skuraj
I moshuari është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.
Në vendngjarje ka mbërritur polica dhe grupi hetimor.

