Shqipëria e Femrave bind ndaj Luksemburgut, kualifikim i madh në Play Off e Kampionatit Europian

Sport

Shqipëria e Femrave bind ndaj Luksemburgut, kualifikim i madh në Play

Shqipëria e femrave është kualifikuar për në fazën Play Off të Kampionatit Europian 2025. Vajzat kuqezi mundën pastër 3-1 Luksemburgun, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.

Doçi zhbllokoi llogaritë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 29-të, duke i dhuruar qetësinë e duhur skuadrës. Krasniqi “vulosi” suksesin, me golin e saj në të 45-tën.

Në minutën e 46-të, Berisha thelloi shifrat.  Kremer ngushtoi shifrat në fund, por pa mundur dot të ndryshojë fatin e takimit.

Shqipëria renditet në vendin e parë në grupin C5. Luksemburgu pozicionohet në vendin e dytë, me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion