Rey Manaj merr ofertën e bujshme para Euro 2024 nga klubi italian

Sport

Rey Manaj merr ofertën e bujshme para Euro 2024 nga klubi italian

Futbollisti Rey Manaj ishte protagonisti kryesor i Sivasspor-ië në Turqi, duke shënuar plot 22 gola në të gjitha kompeticionet, duke rritur kështu një interes të lartë nga Europa.

Oferta e fundit për sulmuesin 27-vjeçar vjen nga Italia, më saktë Lazio.

Klubi bardhekaltër duket se është në kërkim të një sulmuesi dhe duket se çështja është serioze, me ofertën e parë që ka shkuar në zyrat e klubit të Sivasspor-it.

Mediat turke nuk e kanë zbuluar ende shifrën, teksa klubi më parë ka refuzuar rreth 6 milionë euro për shërbimet e Manajt, ndërsa shuma që kërkohet tani nga Sivasspori është të paktën 15 milionë euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion