Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Sport

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon të rrëshqasë në renditjen e FIFA-s, duke humbur pozicione të tjera në muajin e fundit.

Shkak për lëvizjet e fundit janë bërë turnetë që po luhen në këto javë, më saktësisht Kupa e Azisë dhe Kupa e Afrikës.

Turneu afrikan është ai i cili ka ndikuar në mënyrë direkte në ndryshimin e renditjes të kuqezinjve gjatë muajit të fundit.

Dy skuadra të cilat kanë bërë mirë në këtë turne, RD Kongo dhe Afrika e Jugut, kanë bërë lëvizje të rëndësishme në renditje dhe si rrjedhojë, kanë qenë ato që kanë kapërcyer Shqipërinë në klasifikim.

Kështu, Kombëtarja kuqezi ka rënë nga vendi i 62-të në renditje, në vendin e 64-t, në të cilin do të prezantohet në përditësimin që do të zyrtarizojë FIFA këtë të enjte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion