Deputetja e PD-së bën denoncimin e fortë: Gardistët më kanë goditur

Politikë

Deputetja e PD-së bën denoncimin e fortë: Gardistët më

Deputetja e PD-së Albana Vokshi e ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’, ka bërë një denoncim.

Ajo tha se është goditur nga gardistët ditën e sotme në protestën e zhvilluar para Kuvendit, ndërsa po tentonin të futeshin në seancën plenare.

Vokshi theksoi se së bashku me kolegët është dhunuar fizikisht.

“Unë jam goditur në pjesët e poshtme të këmbës nga gardistët. Nuk e di a kam hematoma. Jam dhunuar fizikisht. Na kanë shtyrë, na kanë goditur nga këmbët. Dhe kolegët e mi janë goditur. Ne i bëmë thirrje dhe punonjësve të gardës. Çdo punonjës i gardës mendoj se duhet të ketë një lloj morali, sepse beteja jonë është për çdo qytetar shqiptar”-tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion