Topalli në Elbasan, zbulon 2 kandidatet e PS dhe PD që vlerëson në zgjedhjet e 25 prillit

Politikë

Topalli në Elbasan, zbulon 2 kandidatet e PS dhe PD që vlerëson

ELBASAN- Jozefina Topalli ishte në Elbasan për të prezantuar kandidatët për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa e cilësoi premtuese dhe të larmishme listën e Elbasanit, Topalli komentoi çeljen zyrtarisht të fushatës elektorale nga dy forcat kryesore politike. Kryetarja e Lëvizjes për ndryshim zbuloi edhe 2 kandidatet e preferuara në listën e PS dhe PD, që është Flutura Açka dhe Evis Kushi, ndërsa nuk i kurseu kritikat për emrat e tjerë, programet politike, mungesën e bilancëve, ndërsa kritikoi jo pak Partinë Demokratike për rrezikimin e jetëve njerëzore në kohë pandemie.

Topalli përcolli edhe mesazhin e saj për kryeministrin Edi Rama, Kryedemokratin Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta se nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë.

Lista e Lëvizjes për ndryshim në Elbasan kryesohet nga 36 vjecari Evald Serreqi, ndërsa pasohet nga të rinjtë e të reja nga fusha të ndryshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion