Serbia do të luajë pa tifozë në Tiranë, e konfirmon UEFA

Sport

Serbia do të luajë pa tifozë në Tiranë, e konfirmon

UEFA ka konfirmuar kalendarin e plotë të ndeshjeve, që do të luhen në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026.

Serbia do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Shqipërisë në stadiumin “Arena Kombëtare, ne nje mungese te madhe.

Ky takim, më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë. Kjo pasi UEFA ka dënuar federatën serbe, që dy ndeshjet e ardhshme në transfertë t’i luajë pa tifozë.

Udhëtimi i parë ndodhi të jetë në Tiranë. Ndërkohë nuk dihet nëse tifozët kuqezi do të lejohen në Serbi.

Serbia do të luajë pa tifozë në Tiranë, e konfirmon

Kjo për shkak të incidenteve të 10 viteve më më parë, që ndodhën në Beograd.

Dhe pse tifozët shqiptarë mungonin, sërish trazirat e serbëve sollën ndërprerjen e ndeshjes, që më pas u fitua 0-3 në tavolinë nga Shqipëria.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion