Reagon kushërira e Parashqevi Simakut pas videos: “Nuk është e kthjellët. Ta gjejmë dhe ndihmojmë”

Showbiz

Reagon kushërira e Parashqevi Simakut pas videos: “Nuk
Ditën e sotme është bërë virale videoja e një gruaje në New York që duket se merr ndihma nga njerëzit në një ambient publik. Videoja u shpërnda nga profili i Blendi Fevziut dhe njerëzit menjëherë shquan se gruaja në të ishte pikërisht artistja e madhe e muzikës shqiptare në vitet ’80, Parashqevi Simaku.

Pas largimit të artistes nga Shqipëria, që nga rënia e regjimit komunist, askush nuk ka qenë në dijeni të vazhdimësisë së jetës së saj. Kjo solli që videoja që u përhap sot në rrjet, nga një kronikë e një ndër televizioneve më të mëdha të New York-ut, “abc7”, të shkaktonte shumë trishtim tek shqiptarët që panë gjendjen në të cilën ndodhej ikona e muzikës së atyre viteve.

Në kronikë, gruaja u paraqit nën emrin "Simaku Nolfe", të cilin dhe nga kërkimet në rrjetin social Facebook, mund ta dallosh qartësisht se i përket pikërisht Parashqevi Simakut.

Në një mesazh të dërguar në llogarinë e gazetares Mira Kazhani, e afërmja e Parashqevisë, shpjegon se artistja vuan nga probleme shëndetësore dhe ka nevojë për ndihmën e duhur:

“Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar hemorragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët.”
Më tej, kushërira e saj ka treguar dhe fatkeqësistë familjare që kanë rënduar mbi artisten vitet e fundit:

“Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre, është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit. Mamaja e saj vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion