Sapo kishte zgjidhur problemin e madh, goditje e rëndë për futbollistin para grumbullimit të Kombëtares

Një nga futbollistët që pritet të mungojë edhe këtë radhë në grumbullimin e Kombëtares shqiptare është Medon Berisha. Mesfushori i talentuar i Leçes, duket se nuk po arrin të lërë pas kalvarin e dëmtimeve të njëpasnjëshme që e kanë penalizuar në momentin vendimtar të karrierës.
Pas disa muajsh larg fushave për shkak të një dëmtimi që e detyroi të kryente edhe ndërhyrje kirurgjikale, Berisha u kthye në fushë në minuat e fundit të sfidës së Leçes ndaj Monzës.
Por mesfushori i talentuar, ka bërë përsëri stërvitje të diferencuar këto ditë dhe sipas mediave italiane, nuk llogaritet për sfidën e kësaj jave në Serinë A, të cilën Leçe e luan ndaj Milanit.
Në një situatë të tillë, vështirë se trajneri Rolando Maran do të vendosë të rrezikojë karrierën e futbollistit duke e kthyer në fushë me përfaqësuesen kuqezi nëse ai nuk është në gjendje optimale.
Ndaj Berisha parashikohet të mungojë përsëri me Kombëtaren ku prej kohësh pritet që të kthehet në një element të rëndësishëm të rotacioneve në mesfushë.


