Ronaldo shpërthen ndaj arbitrit pas barazimit me Skocinë

Sport

Ronaldo shpërthen ndaj arbitrit pas barazimit me Skocinë

Portugalia ngeci në barazim pa gola në transfertë ndaj Skocisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në Ligën e Kombeve.

Luzitanët gjithashtu kishin pretendime edhe për arbitrimin në këtë përballje. Pas përfundimit të ndeshjes, ylli portugez, Cristiano Ronaldo, nuk u përmbajt ndaj gjyqtarit.

Shkak u bë mbyllja e lojës, ndërkohë që Portugalia kishte fituar goditje këndi dhe nuk u lejua ekzekutimi i saj nga arbitri.

Ronaldo u fokusua nga kamerat në një shpërthim ndaj arbitrit, ku nuk munguan edhe ofendimet. Gjithashtu 39-vjeçari, u fokusua teksa bënte gjeste ironike për gjykimin, ndërsa largohej nga fusha.

Pamjet menjëherë kanë bërë xhiron e rrjetit, për shkak të popullaritetit shumë të madh që ka Ronaldo. /tvklan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion