Ronaldo reagon për rikthimin në Man United: Sir Alex, kjo është për ty

Cristiano Ronaldo tashmë është një lojtar i Manchester United. Ky lajm u bë me dije para disa ditësh nga klubi anglez. Në një kohë kur Ronaldo u filmua duke u largua nga kampi juventin dhe zërat thonin se vetëm Man City e ka kërkuar, United hodhi “bombën”.
Ndërkohë, Ronaldo ka reaguar për herë të parë sot. Përmes një foto në Instagram, me një foto nga koha kur luante për United, portugezi shkruan:
Të gjithë ata që më njohin, e dinë për dashurinë time ta pafundme për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub ishin të mrekullueshme dhe rruga që kemi bërë bashkë, është shkruar me shkronja ari në historinë e këtij klubi.
View this post on Instagram
Nuk di ti shpjegoj ndjenjat e mia tani, teksa shoh që po rikthehem në këtë klub. Është një ëndërr e bërë realitet, që të rikthehem të luaj në Man United. Liga ime e parë, kupa ime e parë, hera e parë që futem në formacionin e kombëtares portugeze, champions League e parë, Topi i Parë i Artë, Këpuca e Artë e parë; i fitova gjatë kohës kur luaja me Djajtë e Kuq. Historia është shkruar në të shkuarën dhe do rishkruhet sërish. Ju jap fjalën. Jam këtu, u ktheva në vendin ku i përkas. Le ta bëjmë që të ndodhë sërish. Ps: Sir Alex, kjo është për ty”

Ronaldo ende nuk e ka nënshkruar kontratën për shkak të Brexit, që do e zgjasë pak procedurën.


