Tritoli në makinën e ish-kandidatit për deputet, Gjykata lë në burg vëllanë e tij Alfred Debreshi 

Aktualitet

Tritoli në makinën e ish-kandidatit për deputet, Gjykata lë

Gjykata cakton arrest në burg për Alfred Debreshin pasi i vuri tritol në makinë vëllait të tij minatorit dhe ish kandidat për deputet Elton Debreshi. Dyshohet se Debreshi e ka sajuar atentatin me tritol në makinën e tij, në bashkëpunim me të vëllanë, për të përfituar azil në Gjermani. Kjo është pista kryesore e prokurorisë së Dibrës, e cila ka kryer një përgjim ambiental të bisedës së dy vëllezërve, Eltonit dhe Alfredit, i cili tashmë është lënë pas hekurave i dyshuar si autor i vendosjes së tritolit në makinën parkuar në oborrin  e shtëpisë, që shkaktoi vetëm dëme të vogla materiale.

Nga përgjimet rezultoi se Alfred Debreshi, është person i implikuar drejtpërdrejt në këtë ngjarje, pasi në bisedat e tij, ai disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët më fute në burg". Po kështu gjatë bisedave ambientale të përgjuara, vëllezërit Debreshi flasin për mënyrën se si ato e kanë deklaruar ngjarjen përpara policisë dhe janë shumë të shqetësuar pasi deklarimet e Alfredit nuk përputhen me të Eltonit. 

Debreshi ka kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit si deputet i pavarur në Dibër edhe pse nuk arriti të marrë votat për të siguruar mandatin. Gjithnjë ka ngritur zërin për të drejtat e minatorëve, dhe vetëm së fundi mundi të marrë pagat për 15 muaj pas një vendimi të gjykatës për pushimin e padrejtë nga puna.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion