Ronaldo i vendos kushte Juventus për të qëndruar në Seria A

Sport

Ronaldo i vendos kushte Juventus për të qëndruar në Seria A

Aludimet se Cristiano Ronaldo do largohet nga Juventus, për në Real Madrid, u sqaruan më herët nga madrilenët, që e mohuan këtë gjë, ndërsa një tjetër situatë po flitet në Itali. Mediat italiane kanë shkruar se ylli portugez i ka vënë dy ksuhte Juventusit, për qëndrimin e tij.

Sulmuesi kërkon një skuadër kompetitive rrethe vetes dhe u ka kërkuar drejtuesve të afrojnë Benzema, ose një sulmues të tipit të tij nëse francezi nuk mund të blihet. Ronaldo gjithashtu dëshiron një fantazist në skuadër, në mënyrë që të marrë më shumë asiste e rrjedhimisht të realizojë gola që të ndihmojë skuadrën bardhezi për të ngritur trofe. 

Kujtojmë se pasi Juventus u skualifikua nga Champions League, dolën zëra se Ronaldo do largohet nga “Zonja e vjetër”.

ME TE LEXUARAT