Infektohet me Covid lojtari gjerman, rrezikohet anulimi i ndeshjes me Islandën

Sport

Infektohet me Covid lojtari gjerman, rrezikohet anulimi i ndeshjes me

Një lajm i keq ka ardhur nga kombëtarja gjermane, ku mësohet se mesfushori Jonas Hofmann, është infektuar me Covid. Kjo, për pasojë, mund të detyrojë anulimin e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Islandës. Mediat e huaja shkruajnë se mesfushori i Borussia M’Gladgah ka dalë pozitiv me COVID-19, dhe kjo vë në dyshim nëse ndeshja e programuar sot, do luhet apo jo.

Lajmi u dha nga drejtori i ekipit kombëtar të Gjermanisë,  Oliver Bierhoof. “Është një lajm i hidhur pak para ndeshjes, për trajnerin dhe për të gjithë ekipin. Besojmë se do të mbetet vetëm me këtë rast, pasi i kemi zbatuar të gjitha masat e higjienës me disiplinë të madhe deri tani.

Normalisht do të zbatojmë të gjitha kërkesat e autoriteteve”, tha ai, ndërsa duhet të theksojmë se Hofmann është stërvitur një ditë më parë me skuadrën në Duisburg dhe është e pashmangshme frika që ndonjë lojtarë tjetër të jetë infektuar me COVID-19. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion