Ronaldo i pandalshëm, shënon dy gola dy ditë përpara ditëlindjes së 40-të

Sport

Ronaldo i pandalshëm, shënon dy gola dy ditë përpara

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo është një makineri golash dhe këtë gjë e ka treguar dhe njëherë me Al Nassr në Champions-in e Azisë.

Vetëm dy ditë përpara ditëlindjes së tij të 40-të, portugezi realizoi një dy-golësh kundër Al Wasl, një sfidë që skuadra e tij arriti ta fitonte 4-0.

Në minutën e 44’, Ronaldo dyfishoi shifrat për skuadrën e tij me anë të një 11-metërshi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Goli i dytë erdhi në minutën e 78’, me portugezin që gjeti mjaft mirë me kokë një top të hedhur nga Mane, duke realizuar një gol fantastik, njësoj si në ditët e tij më të mira kur ishte i ri.

Ronaldo keshtu shkon në kuotën e 923 golave në karrierë, teksa ëndrra e tij për të arritur 1000 gola vazhdon.

ME TE LEXUARAT