I hodhi Gjestit pije në sy, reagon ashpër familja e Gerta Gixharit: Pse kundërviheni? Ai e nisi...

Showbiz

I hodhi Gjestit pije në sy, reagon ashpër familja e Gerta Gixharit:

Incidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e shtëpisë së “BBVA4” teksa zhvillohej dasma e jozit dhe Loredanës, mes Gerta Gixharit dhe Gjestit teksa ketij te fundit iu hodh alkool ne sy, ka sjelle shume reagime.

I hodhi Gjestit pije në sy, reagon ashpër familja e Gerta Gixharit:

Shumica prej tyre kane qene fajesuese per Gerta Gixharin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet, familja e Gerta Gixharit ka reaguar ashpër.

I hodhi Gjestit pije në sy, reagon ashpër familja e Gerta Gixharit:

Pas incidentit në shtëpi mbërriti një zarf i zi. Mësohet se vëllai i madh ka marrë vendimin për të anuluar televotimin aktual, ndërsa në zarfin e zi sqarohet se vendimi përfundimtar do zbulohet prime-n e së martës.

Reagimi i familjes së Gertës:

Përshëndetje të gjithëve!

Duke parë gjithë reagimet tuaja në rjetet sociale, gjithë gjuhën tuaj të urretjes ndaj Gertës për veprimin që lagu Gjestin me shampanjë & birrë. Dua t’ju bëj me dije që ishte ai që filloi duke lagur me shampanjë Loredanën dhe Jozin. Pse pikërisht këtu nuk reagoi asnjë? Pse pikërisht në veprimin e Gertës u ngrit në këmbë “Dinastia” e Rozanës duke përfituar nga ky moment dhe iu vërsulën menjëherë Gertës.

Pse nuk u ngrit kjo “dinasti” ta ndalojë Gjestin dhe të mbrojë Loredanën që u lag me shampanjë? Apo harrova, vëmendja tashmë është tek GERTA dhe duan të kapin “PRIME-n”, sepse me Loredanën nuk iu leverdis të mbrojnë, se nuk duan që të kthehen kundra Gjestit si kundërshtar. Pasi ndodhi e gjithë kjo situatë, Gerta është interesuar për shëndetin e Gjestit duke e pyetur.

Madje, edhe kur u rikthye në shtëpi Gjesti e pyeti sërish, por dinastia nuk e la që të flisnin, pasi ata duan ta vënë kundra Gertës dhe që të mos sqarohen së bashku. Tani një gjë nuk kuptoj unë nga komentuesit e rrjeteve sociale. Kur Gerta luan dhe qesh me Gjestin komentoni duke shprehur dashuri dhe pozitivitet.

Ndërsa kur Gerta bën debat apo konflikt me Gjestin e sulmoni menjëherë Gertën duke hedhur poshtë gjithë komentet që keni bërë në fillim. E fundit, të gjithëve besoj ju ka ndodhur t’ju lagin me shampanjë ose birrë nëpër festa familjare.

Madje ndodh shpesh kudo kur dikush fiton një ndeshje, një garë apo në një kampionat futbolli, të gjithë lagen me shampanjë dhe asgjë nuk u ndodh. Dhe për ta mbyllur: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq, por gjithçka u nis me shaka si një lojë!

ME TE LEXUARAT