Ronaldo hodhi shiritin e kapitenit dhe u largua, zjarrëfiksi serb e merr dhe e shet për 64 mijë euro

Sport

Ronaldo hodhi shiritin e kapitenit dhe u largua, zjarrëfiksi serb e merr

Cristiano Ronaldo dhe fama e tij kushtojnë shumë. Kujtojmë se në ndeshjen Serbi- Portugali, Ronaldo u largua nga fusha pasi arbitri i anuloi golin. I acaruar që nuk i dha fitoren skuadrës, Ronaldo hodhi shiritin e kapitenit dhe u largua.

Mediat shkruajnë se Djordje Vukicevic, zjarrfikës atë natë në stadium, e mori shiritin para të gjithëve dhe më pas vendosi t’ia japë shoqatës humanitare, Together for Life. Kjo e fundit e nxori menjëherë në shitje shiritin në një ankand në internet, që ka përfunduar ditën e sotme. Shiriti i Ronaldos është shitur për plot 64 mijë euro.

Ronaldo hodhi shiritin e kapitenit dhe u largua, zjarrëfiksi serb e merr

Mësohet se paratë e fituara nga shiriti, do të shkojnë për trajtimin mjekësor të një djali nga Serbia, që vuan nga atrofia muskulore kurrizore dhe që ka nevojë për ndihmë mjekësore jashtë vendit të tij. Këtu e vërtetojmë fuqinë që këta persona kanë.

ME TE LEXUARAT