Drejtuesit e Milan të mahnitur nga Hysaj, ja arsyet pse e duan në skuadër

Sport

Drejtuesit e Milan të mahnitur nga Hysaj, ja arsyet pse e duan në

Milani është shumë pranë blerjes së shqiptarit Elseid Hysaj. Mediat italiane shkruajnë se mbrojtësi shkodran do të largohet me parametra zero nga Napoli në fund të sezonit, ndërkohë mësohet se agjenti Giuffredi i ka propozuar kuqezinjve lojtarin shqiptar dhe në Milanon kuqezi tundohen nga kjo ide.

Cilat janë arsyet? Fakti që nuk do të shpenzohet asnjë cent për shërbime e tij dhe aftësia e Hysajt për të luajtur në të dy krahët. Te Milani janë njohur me pretendimet financiare të lojtarit dhe GDS raporton se  drejtuesit e “Djallit” po mendojnë t’i ofrojnë një kontratë.

Në garë për Hysajn janë edhe Roma e Lazio. Dy klubet e kryeqytetit e pëlqejnë lojtarin e kombëtares shqiptare, por dëshira e madhe e këtij të fundit është transferimi te Milani, klub ku nuk ka luajtur kurrë më parë një shqiptar. 

ME TE LEXUARAT