Ronaldo e mbyll me Kombëtaren e Portugalisë? Motra e CR7 jep lajmin që TRONDIT botën

Sport

Ronaldo e mbyll me Kombëtaren e Portugalisë? Motra e CR7 jep lajmin

Një lajm i bujshëm ka tronditur botën e futbollit dhe miliona tifozë anë e mbanë globit.

Katia, motra e Cristiano Ronaldos, ka konfirmuar zyrtarisht atë që shumë i druheshin, duke zbuluar se ylli portugez do të tërhiqet përfundimisht nga Kombëtarja pas përfundimit të këtij Kampionati Botëror.

Gjatë një prononcimi për rrjetin “SportTV”, ajo lëshoi deklaratën e fortë që po bën xhiron e mediave kudo: “Shijojeni sa të zgjasë. Po përfundon së shpejti. Informacioni që kam, nga një burim i besueshëm… ky është ‘Vallëzimi i tij i Fundit’”.

Kjo deklaratë vulos fatin e “CR7” dhe do të thotë se ndeshja e mbrëmjes së sotme mund të jetë e fundit fare në karrierën e lavdishme të pesë herë fituesit të Topit të Artë me fanellën e Portugalisë.

Sytë e të gjithë planetit do të jenë të mbërthyer sonte te kapiteni luzitan, teksa në rast të një eliminimi nga ky Botëror, bota e futbollit bëhet gati t’i japë lamtumirën përfundimtare një prej legjendave më të mëdha që ka njohur ndonjëherë arena ndërkombëtare.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion