Ronaldo e lë Torinon, largon të gjithë makinat nga garazhi

Sport

Ronaldo e lë Torinon, largon të gjithë makinat nga garazhi

Cristiano Ronaldo duket se është larguar nga Torino. Mediat italiane shkruajnë se ylli portugez ka larguar të gjitha makinat e veta personale nga garazhi në Torino, duke i ndezur thashethemet për një lamtumirë këtë verë. Prej muajsh flitet se Ronaldo do largohet nga Juventus dhe kjo ka të bëjë me mospërshtatjen e tij në Serinë A dhe që u la jashtë Champions League.

E ëma e tij, Dolores Aveiro, tha ditë më parë se do të bëjë përpjekje për ta bindur 36-vjeçarin të rikthehet në Lisbonë thatë verës, por menaxheri Jorde Mendes e mohoi se portugezi do të rikthehet në atdhe. Por sipas një video të publikuar nga Sempre Calcio, Ronaldo i ngarkoi supermakinat e veta në një kamion.Kamioni i takon Rodo Cargo, një kompanie të njohur të transportit me bazë në Lisbonë dhe në të u ngarkuan makinat e Ronaldos nga garazhi i tij në Torino.

Mbërritja e këtyre makinave në Torino më 2018 ishte shenjë e madhe për kalimin e Ronaldos në Juventus dhe fakti se ato makina tani po largohen në Torino mund të nënkuptojë se edhe Ronaldo po largohet nga Serie A. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion