U kapën me 1 kg kokainë në makinë, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për efektivin e RENEA-s dhe dy të tjerët

Aktualitet

U kapën me 1 kg kokainë në makinë, Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçi, që u kap pak ditë më parë me 1 kg kokainë.

Është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin tjetër, Dedë Nimani, ndërsa është lënë në “arrest shtëpie” Luan Gaçi.

Siç raportohet, Luan Gaçi nuk duhet të lëvizë nga banesa pa lejen e prokurorisë. Kujtojmë se efektivi i RENEA-s u kap në makinë bashkë me dy personat e tjerë, ndërsa në momentin që ndërhyri policia, ata hodhën një pako me kokainë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion