Refuzoi përfaqësuesen tjetër, përsëri panik në Zvicër: Shqipëria po na merr një talent të sulmit

Sport

Refuzoi përfaqësuesen tjetër, përsëri panik në

Mediat zvicerane kanë ngritur përsëri alarmin se Shqipëria po synon t’i rrëmbejë Zvicrës një nga talentet më premtues të futbollit në vend.

Futbollisti i U17 të Araut, Osman Ismaili, ka shënuar 3 gola në 4 ndeshjet e para dhe sipas mediave zvicerane, FSHF është vënë në lëvizje të bindë talentin e ri të veshë fanellën kuqezi.

Kjo do të thotë se po bëhen gati procedurat për pajisjen e tij të shpejtë me pasaportën shqiptare, pasi mendohet se lojtari në fjalë do të mund të bëjë mirë në të ardhmen.

“Zvicra rrezikon të humbasë një talent premtues”, shkruan “4-4-2.ch”, që kujton se si ai ka luajtur me Zvicrën U16 në maj në dy miqësore, ndërsa në muajin prill, kishte veshur edhe fanellën e Maqedonisë së Veriut në dy përgatitore para se lojtari të refuzonte ftesa të tjera nga ajo.

ME TE LEXUARAT