Zjarr në Aliko të Bashkisë Finiq/ Digjet sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre, banesat në rrezik

Aktualitet

Zjarr në Aliko të Bashkisë Finiq/ Digjet sipërfaqe e

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në fshatin Aliko, në Bashkinë Finiq, duke shkaktuar djegien e pemëve dhe shkurreve.

Përhapja e flakëve ka krijuar rrezik edhe për banesat që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme për të penguar avancimin e tij.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Bashkisë Finiq, të cilat kanë punuar për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Në operacion kanë ndihmuar edhe banorë të zonës, të cilët u janë bashkuar zjarrfikësve në përpjekjet për të mbajtur zjarrin larg banesave.

Pas ndërhyrjes, zjarri është arritur të vihet nën kontroll dhe të shuhet, duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt zonës së banuar.

Nga zjarri raportohet se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme në banesa apo persona të lënduar. Ende nuk dihet se kush është shkaku i këtij zjarri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion