Reali me njoftim të papritur: Toni Kroos do largohet nga futbolli!

Sport

Reali me njoftim të papritur: Toni Kroos do largohet nga futbolli!

Euro 2024, do të jetë turneu i fundit në të cilin do të shohim Toni Kroos në fushë në rolin e futbollistit.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, klubi i Real Madrid bëri të ditur vendimin e mesfushorit gjerman që do të “varë këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare.

Kroos, në shumë raste e kishte theksuar se dëshironte ta mbyllte karrierën me Realin pa pasur nevojën për të eksperimentuar në Liga të tjera jashtë Europe dhe mesa duket e ka mbajtur premtimin.

Reali përshëndet një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e saj teksa gjermani ishte pjesë e “Los Blancos” për 10 sezone ku fitoi të gjithë titujt më të rëndësishëm, në total 22 tituj në 463 ndeshje me spanjollët.

Pa harruar gjithashtu që Kroos është shpallur kampionë i Botës me Gjermaninë në vitin 2014 ndërsa në Europian do të synojë edhe trofeun e fundit të karrierës./Super Sport

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion