E godet me çekiç dhe i këput veshin, shqiptari xheloz tenton të vrasë gruan

Aktualitet

E godet me çekiç dhe i këput veshin, shqiptari xheloz tenton

Një 55-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali pasi dhunoi bashkëshorten duke e goditur me çekiç. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur në San Mauro Pascoli.

55-vjeçari ka pritur që vajza e tij më e vogël të largohej nga shtëpia, më pas nën një moment xhelozie, mori një çekiç dhe goditi gruan e tij në kokë dhe fytyrë.

Mësohet se në përpjekje për të fshehur ulërimat e bashkëshortes, ai ka ngritur volumin e televizorit.

Në momentin që bashkëshortja tentoi të rezistonte, 55-vjeçari e kafshoi në vesh duke i shkëputur edhe një pjesë të tij.

Në fund ai ka tentuar edhe të mbysë, por gruaja e plagosur dhe thuajse pa ndjenja, arriti të shpëtonte dhe kërkoi ndihmë nga fqinjët.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion