“Pronarin e hotelit e telefonoi vetë presidenti i Serbisë”- Arben Dervishaj rrëfen masat ekstreme të sigurisë në Nish për ndeshjen historike

Sport
“Pronarin e hotelit e telefonoi vetë presidenti i

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Arben Dervishaj, ka treguar detaje nga udhëtimi i Kombëtares në Nish për ndeshjen me Serbinë.

Ai u shpreh se masat e sigurisë ishin ekstreme dhe çdo lëvizje e tyre shoqërohej nga policia.

“Pronarin e hotelit e mori vetë presidenti i Serbisë për ta pyetur për kushtet,” tha Dervishaj, duke theksuar seriozitetin dhe përkushtimin e autoriteteve serbe për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Arben Dervishaj: Isha pjesë e delegacionit. Ishte një marrëveshje me federatat që nuk do kishim tifozë respektivë. Ishte një ndeshje më përgjegjësi të madhe. Ndahej nëse do ishim kandidatë për play-off. Ne ishim të njëjtë persona gati që kishim përjetuar vitin 2014. Ajo që përjetuam, organizimin i federatës dhe qeverisë ishte për t’u lavdëruar. Që kur mbërritëm, kërkonin siguri maksimale, në aeroport ishte rast i rrallë që autobusi erdhi direkt, i mor pasaportat një person vuri vulën, u futëm në autobusë dhe në hotel duke qenë nga vëmendja UEFA kishte dërguar dy inspektorë.

Me të vërtetë në hotel nuk largohesh pa lajmëruar policinë për arsye sigurie. Një pjesë e personave delegacion dolën në qytetin e Nishin me policinë. Masat ishin ekstreme. Ishte një stadium i vogël, atmosferë normale. Meritë, do dua t’i falenderoj. Organizimi i Europianit ishte se nuk kemi 8 stadiume, për këtë aspekt na kthyen të njëjtën gjë që i bëmë këtu.

Pronarin e hotelit e mori vetë presidenti i Serbisë për ta pyetur për kushtet dhe të gjitha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion