Përplasi Verstappenin, Hamilton nuk kërkon falje: Nuk është faji im, ai nuk më lejoi hapësirë

Sport

Përplasi Verstappenin, Hamilton nuk kërkon falje: Nuk është

Një ditë pas incidentit në Formula 1, vjen reagimi i Lewis Hamilton. Ai tha se nuk ka asnjë arsye pse të kërkojë falje për përplasjen me Max Verstappenin. Ai tha se veprimi i tij u bë, për faj të holandezit. Sipas tij, ai nuk i la hapësirë.

“Unë gjithmonë përpiqem të jem i matur sesi qasem, veçanërisht kur bëj betejë me Max, ai është shumë agresiv. Sot isha plotësisht përkrah tij dhe ai nuk lejoi aspak hapësirë”, tha ai.

Ndërkohë që Verstappenin përmes një postimi në Tëitter, tha: “Jam i shumë zhgënjyer që u nxora nga gara kështu. T’i shohësh festimet derisa je në spital është mungesë respekti dhe sjelljeje sportive.. por ecim përpara. Dënimi që iu dha atij nuk na ndihmon neve dhe nuk është i drejtë duke e ditur lëvizjen e rrezikshme që e bëri Leëisi në pistë.”

Megjithëse u dënua me 10 sekonda për shkaktimin e përplasjes nga e cila Verstappen e përfundoi garën qysh në xhiron e parë dhe e kaloi natën në spital, Hamiltoni ia doli ta fitojë Çmimin e Madh të Britanisë të dielën.

ME TE LEXUARAT