Policia dhunon tifozin dhe gazetarin pak para ndeshjes Vllaznia – Laçi
Lajmifundit
/
26 Maj 2021, 18:57
Sport

Interesim i jashtëzakonshem nga ana e sportdashësve shkodranë ka çuar në masa ekstreme të policisë së Shkodres, e cila ka rrahur në mënyrë barbare një tifoz, i cili tentoi që të hyjë në stadium.
Një pjesë të kësaj dhune kanë mundur që ta filmojnë gazetarët, ku njëri prej tyre ka rënë pre e dhunës së policisë.
Në pragndeshjen më të rëndësishme të kampionatit shqiptarë të futbollit Vllaznia – Laçi, ku shkodranët pretendojnë që të shpallen kampion, duke shpresuar në një hap fals të Teutës me të cilën ndajnë vendin e parë me nga 63 pikë secila.


