Në kërkim për një vrasje, 35 vjeçari nga Shqipëria shkon me “këmbët e tij” në burg

Aktualitet

Në kërkim për një vrasje, 35 vjeçari nga

Edhe pse ishte në kërkim prej 11 vjetësh, ai jetonte i qetë derisa përfundoi në pranga krejt rastësisht. Bëhet fjalë për një 35 vjeçar nga Shqipëria, i cili u arrestua në Agios Nikolaos të martën pasdite.

35-vjeçari, i cili ishte strehuar në Kretë vitet e fundit, mendoi se do të ishte i sigurt dhe askush nuk do ta gjente. Por, duke shkuar për një procedurë të thjeshtë në AT lokale, përfundoi në telashe.

Oficeri i policisë kërkoi me emrin e tij dhe zbuloi se ndaj 35 vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti që nga viti 2010, pasi në vitin 2009 dyshohet se ka marrë pjesë në një luftë të përgjakshme që i kushtoi jetën një bashkatdhetari.

35-vjeçari akuzohet për vrasje me dashje dhe do të transferohet në Lamia për procedurën e parashikuar në këto raste.

ME TE LEXUARAT