Përplasje në Formula 1, përmbyset makina e pilotit kinez

Sport

Përplasje në Formula 1, përmbyset makina e pilotit kinez

Gara e Formula 1 eshte bere shpesh arene e aksidenteve dhe perplasjeve te renda.

Edhe diten e sotme ka nisur me një aksident të frikshëm starti i garës së Silverstone në Formula 1.

Në kthesën e parë të pistës Alfa Romeo e kinezit, Guanyu Zhou u përmbys pas një kontakti me një makinë tjetër, për të dalë nga cirkuiti.

Në aksident u përfshinë dhe Alpine e Ocon dhe Williams i Albon.

Sipas të dhënave paraprake, kinezi Guanyu Zhou u nxorr i vetëdijshëm nga makina dhe u dërgua në spital për të bërë kontrollet e nevojshme.

Gara u ndërpre me një flamur të kuq dhe të gjitha makinat u kthyen në bokse./a2 cnn

ME TE LEXUARAT