Përmbytjet masive shkaktuan 21 viktima, Belgjika shpall ditë zie 20 korrikun

Bota

Përmbytjet masive shkaktuan 21 viktima, Belgjika shpall ditë zie 20

Belgjika ka shpallur dite zie 20 korrikun, në nder të 21 personave që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara këto ditët e fundit. Lajmin e dha kryeministri i vendit, Alexander De Croo. Aktualisht, në Belgjikë dhe Gjermani, kanë humbur jetën mbi 150 veta, ndërsa vijon kërkimi për mijëra persona të zhdukur.

Ndërkohë në rrezik është edhe Holanda. Autoritetet iu kërkuan banorëve që të largohen nga zona dhe  të strehohen në vende të sigurta.

Autoritetet holandeze kanë vendosur të nxjerrin ushtrinë në jug të vendit për tu përballur me atë që e kanë cilësuar si moti më i keq i 300 viteve të fundit.

ME TE LEXUARAT