Fationi hap zemrën, tregon se cila është vajza e preferuar tek “Për’puthen”

Fation Kuqari nuk ka kursyer asgjë në emisionin “Natë Vere”. Pas marrëdhënies me Melisën, ish- konkurrenti i Përputhen ka treguar se cila ka qenë vajza e preferuar në emision. Ai edhe një herë tjetër veçoi ish-konkurrenten, Ana Kaurin si të ‘preferuarën’ e tij.
“Unë do veçoj një që e kam veçuar gjithmonë. Ka qenë Ana 2. Unë e kam njohur dhe jashtë. Ana kishte diçka, ishte dhe lozonjare dhe të gjitha. Zgjidhte siç duhej, që është pika ime e fortë se jam selektiv, dua që dhe femra ime të jetë selektive. Kjo më pëlqeu dhe realisht me atë mund të dilja i “Përputhur”. Tani e kam thjesht një mikeshë të mirë, betohem për këtë”, u shpreh Fationi.
Kujtojmë se Fationi dhe Ana Kauri kanë pasur disa takime bashkë.


