Shumë pranë finales, trajneri danez: Ka qenë e mahnitshme ajo që ka bërë skuadra

Pas ndeshjes Angli- Danimarkë, që përfundoi me fitoren e anglezëve, ka folur për mediat trajneri danez, Kasper Hjulmand. I zhgënjyer për rezultatin, ai nuk harroi që të ngrejë në piedistal skuadrën për atë që bënë.
“Padyshim që ka zhgënjim të madh sepse ishim aq afër finales. Duhet të hidhnim hapin e fundit në rrethana të ndryshme gjatë ndeshjes. Ka qenë e mahnitshme ajo që skuadra ka bërë.

Ka cilësi dhe fuqi të madhe brenda djemve, ata kanë luajtur në mënyrë fantastike. Kemi sulmuar, duke shënuar gola dhe e kemi treguar veten tonë. Lojtarët kanë bërë gjithçka, si brenda, edhe jashtë fushës. Qëndruam së bashku dhe luftuam deri në minutën e fundit.
Tani jemi tepër të zhgënjyer, por nuk do vonojë shumë që do kthehemi dhe do themi: ne i dhamë një të shtyrë dhe tani do i shkojmë sërish deri në fund”, tha Hjulmand pas ndeshjes.
Anglia shkoi në finale, ku do përballet me Italinë më 11 korrik.


