Pas rezultateve negative, Dinamo në volejbollin e vajzave largon trajnerin Orlando Koja

Sport

Pas rezultateve negative, Dinamo në volejbollin e vajzave largon trajnerin

Orlando Koja nuk është më trajner i Dinamos në volejbollin e vajzave. Burime pranë klubit kryeqyteëtas thanë për Top Channel se për shkak të rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit, vendosi të ndajë rrugët me të.

Gjithcka erdhi pas një bisede të zhvilluar mes drejtuesve të Dinamos dhe trajnerit duke vendosur përfundimisht për largimin e këtij të fundit. Në rezultatet negative të skuadrës të regjistruara  këto kohë ka ndikuar edhe situata e krijuar me vojelbollisten braziliane Nayara Ferreira.

Orlando Koja do të zëvendësohet përkohësisht në postin e tij, nga zëvendëstrajneri Kliton Dodaj me këtë të fundit që do të ndihmohet nga Naim Limanaj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion