“21 Janari”, Meta kërkesë prokurorit: Dua të pyetem si person në dijeni

Aktualitet

“21 Janari”, Meta kërkesë prokurorit: Dua të pyetem

Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë kërkesë që të pyetet si person në dijeni për çështjen e ’21 Janarit’, ku humbën jetën katër protestues.

Kreu i PL-së, nga burgu, ka thirrur sot avokatin e tij, Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar që t’i bëjë  kërkesë prokurorit A.Shehu për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me “21 Janarin”.

Javën e kaluar kreu i PD-së, Sali Berisha (në atë kohë kryeministër) u thirr në SPAK në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa më herët është paraqitur dhe Lulzim Basha.

Kujtojmë se Ilir Meta u largua para protestës së 21 janarit nga detyra si zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm pas publikimit të videos me ish-deputetin e ndjerë Dritan Prifti.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion