Pas Ramos dhe Donnarummës, PSG “gozhdon” Pogbanë
Lajmifundit
/
15 July 2021, 09:38
Sport

PSG po bën bujë me blerjet e fuqishme. E nisi me yllin e Real Madrid, Sergio Ramos, më pas firmosi me portierin Italian, Donnarumma, Ëijnaldum dhe Hakimi, por nuk mbaron me kaq.
I preferuari i tyre është Paul Pogba i Manchester Unitedit. Ka qenë gazetari Loic Tanzi që ka nxjerrë lajme lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, edhe francezi e dëshiron kalimin te PSG dhe është i emocionuar nga ideja.

PSG gjithashtu e do edhe Theo Hernandezin në mbrojtje, për të kompletuar një 11-she që vërtet do të ishte vrastare për çdo kundërshtar, me Neymarin, Di Marian dhe Mbappen përpara.


