E kthyen tokën e tyre në “shtëpi bari”, arrestohen dy vëllezërit në Skrapar

Aktualitet

E kthyen tokën e tyre në “shtëpi bari”, arrestohen dy

Policia e Skraparit ka arrestuar dy vëllezër, të akuzuar për tentativë të kultivimit të lëndës narkotike. Policia bën me dije se në tokën në pronësi të dy vëllezërve, u gjetën fidanë të dyshuar kanabis. Po ashtu, kjo lëndë u gjet edhe në banesën e tyre.

“Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Skrapar, ndërkohë që në pranga kanë rënë dy vëllezër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë Emiljano dhe Ardenis Rama.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa pranë tokës në pronësi të këtyre shtetasve në fshatin Barçë. Gjithashtu, në banesën e shtetasit E. R. u gjetën fara të dyshuara cannabis sativa dhe një radio dore komunikuese. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion