Paguhet 31 milionë euro edhe pse kohë pandemie, ja pse Ronaldo nuk largohet nga Juventus

Sport

Paguhet 31 milionë euro edhe pse kohë pandemie, ja pse Ronaldo nuk

Juventusi nuk po përjeton një moment të mirë ku pas 9 vitesh është rrëzuar nga froni nga Interi, ku zikaltërit janë shpallur kampion të Italisë. Duke mos mjaftuar vetëm kjo skuadra juventine është me një këmbë jashtë Champions-it për sezonin e ardhshëm.

Dhe për këtë gjë shumë media sportive italiane aluduan për një largim të mundshëm të Kristiano Ronaldos nga Torino duke parë se pa Champions, ylli portugerz nuk mund të qëndrojë. Por sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, zbulon arsyen përse Ronaldo mund të qëndrojë tek Juventusi.

Paguhet 31 milionë euro edhe pse kohë pandemie, ja pse Ronaldo nuk

Sipas asaj që shkruan media e njohur sportive italiane, ylli luzitan përfiton rreth 31 milionë euro neto në sezon nga ku me efektet e fiskalizimit ai përfiton 25 milionë euro me bardhezinjtë. Këtë shifër asnjë skuadër për momentin në kohën e pandemisë, nuk do të mund t’ia garantonin. Gjithsesi Ronaldo në këtë sezon ka realizuar në total 35 gola në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke qenë vendimtar për Juventusin këtë sezon./Panoramasport

ME TE LEXUARAT