Bombardojnë tunelet e Hamasit, kryeministri izraelit: Do e paguajnë shtrenjtë

Bota

Bombardojnë tunelet e Hamasit, kryeministri izraelit: Do e paguajnë

Izraeli në njoftimin e fundit, njoftoi se ka goditur rrjetin e metrosë ose nëntokësor të Hamasit. Mësohet se me anë të sulmeve ajrore, por dhe me ndihmën e tankeve, artilerisë dhe njësisë kombësore, janë dëmtuar kilometra të tërë të rrjetit.

Ndërkohë luftimet vijojnë, teksa më shumë të vdekur ka në Gaza, mbi 100 të tillë. Izraeli ndërkohë pritet  që sot të vendosë për planin e betejës i cili parashikon një pushtim të Rripit të Gazës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u zotua sot se nuk do të kishte ndalje të sulmeve. “ E thashë. Hamasi do ta paguajë shtrenjtë. Po e bëjmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me forcën më të rëndë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion