Operohet Chiesa, ja sa zgjat rikuperimi

Sport

Operohet Chiesa, ja sa zgjat rikuperimi

Lojtari i Juventusit, Federico Chiesa është operuar ditën e djeshme, pas dëmtimit që mori në gju, ndërsa tani do nisë edhe fazën e rikuperimit të tij. Koha e riafëtsimit për sulmuesin italian do të jetë 7 muaj.

Sulmuesi i Juventusit e kreu ndërhyrjen në klinikën Hochrum, në Innsbruck, nga profesori Christian Fink, në prani të mjekut të Juventusit, Dr. Stefanini.

Chiesa u dëmtua më 9 janar, në ndeshjen kundër Romës, sfidë e zhvilluar në “Olimpico”. Fillimisht u detyrua të largohej nga fusha pas një dyluftimi me Smalling.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Më pas, pas disa minutash, ai u këput në tokë, duke prekur gjurin e majtë. Bëhej fjalë për një diagnozë shumë e rëndë: këputje e ligamentit kryqëzor të përparmë. 

ME TE LEXUARAT