Një tjetër lojtar i Juventus infektohet me Covid-19, në rrezik ndeshja me Napolin

Një tjetër lojtar i Juventus dyshohet se është i infektuar me Covid-19, duke vënë në rrezik ndeshjen me Napolin. Mediat italiane shkruajnë se aktualisht janë të infektuar Leonardo Bonuçi dhe Merih Demiral, por, lojtari tjetër, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, do bëjë tamponin dhe pas përgjigjes së testit do të shihet nëse ai është në gjendje të luajë për Juventusin nesër.
Gjasat janë që ndeshja të luhet, por duhet pritur një vendim final.
Juventus-Napoli ishte programuar të zhvillohej që në muajin tetor, por skuadra e Gattusos nuk udhëtoi drejt Torinos pasi ASL e Napolit nuk i lejoi, për shkak të disa rasteve në COVID-19 që ishin shfaqur në skuadrën e Serie A.


