Zelanda e Re/ Qeveria vendos rinisjen e fluturimeve me Australinë, karantina jo e detyrueshme

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern në një konferencë për shtyp bëri të ditur se australianët të hyjnë në vend pa pasur nevojë të karantinohen. Sipas,vendimi nis të dielën më 18 prill.
“Ky është një hap i rëndësishëm në luftën tonë kundër Covid dhe është diçka që asnjë vend tjetër i botës nuk e ka bërë. Kjo është, një hapje e sigurt e udhëtimeve ndërkombëtare ndërsa secili vend vazhdon të ndjekë një strategji të eliminimit të Covid-19”, tha ajo.
Kryeministrja tha se sipas rregullave të reja, pasagjerët nuk do të lejohen të udhëtojnë nëse kanë rezultuar pozitiv 14 ditë më përpara ose nëse kanë simptoma të ngjashme me gripin. Po ashtu, ajo tha se udhëtimi nuk do të jetë i njëjtë me situatën para-Covid, duke shpjeguar se fluturimet mund të pezullohen përsëri në rast të një shpërthimi të ri ose udhëtarëve mund t’u kërkohet të kenë një test PCR ose të karantinohen pas mbërritjes, në varësi të natyrës dhe origjinës së infeksioneve.


