Një lajm i mirë për tifozët italianë, Seria A hap stadiumet në kapacitet prej 50%

Sport

Një lajm i mirë për tifozët italianë, Seria A hap

Në përpjekje për të lënë pas periudhën e pandemisë dhe për të rifituar milionat e humbura, Seria A po punon për t’ua mundësuar klubeve t’i mbushin stadiumet e tyre përgjysmë me tifozë gjatë sezonit të ri 2021/22.

Mediat italiane shkruajnë se Seria A po i bën presion qeverisë italiane për rihapjen e stadiumeve, qoftë edhe përgjysmë, në mënyrë që t’i ndihmojë klubet financiarisht.

Mediat shkruajnë se klubet e Serie A i kanë humbur 1.2 miliardë euro që prej fillimit të pandemisë së COVID-19, për shkak se u detyruan t’i zhvillojnë ndeshjet pa tifozë dhe për shkak të rënies së të hyrave nga sponsorët.

Gjatë shpalosjes së kalendarit të ndeshjeve për sezonin e ri 2021/22, presidenti i Serie A Dal Pino i bëri thirrje qeverisë italiane ta lejojë hapjen e stadiumeve plotësisht, por kjo kërkesë e tij është vështirë e pranueshme.

Megjithatë, sipas Gazzeta dello Sport, qeveria italiane mund të pranojë ta lejojë hapjen e stadiumeve me kapacitet prej 50 për qind për sezonin e ri. Njerëzit e vaksinuar do të lejohen të shkojnë në stadiume për t’i parë ndeshjet e Serie A, që nis më 22 korrik.

Bisedimet mes Serie A dhe qeverisë italiane kanë nisur që disa javë, por autoriteteve iu duhet ta vëzhgojnë gjendjen me koronavirus në vend, për shkak të përhapjes së variantit Delta./Gazeta Express/

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion