Vasili akuzon SPAK: Drejtësi me regji, asnjë fjalë për aferën prej 2 mld euro në portin e Durrësit

Aktualitet

Vasili akuzon SPAK: Drejtësi me regji, asnjë fjalë për

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ditën e sotme ka akuzuar SPAK, ndërsa i ka bërë thirrje që të hetojë aferën e 2 miliardë eurove drogë të gjetura në Portin e Durrësit. Vasili përmes një postimi në Facebook, thotë se drejtësia në vend është me regji.

“Drejtesia me regji, asnje fjale per aferen mafioze prej 2 miliard euro te Portit te Durresit!
Porti i Durresit dhe afera prej 2 miliard euro eshte ne duar te Kompanive guacke te regjistruara ne Parajsa Fiskale duke konfirmuar gjithshka qe u dyshua qe ne fillim te saj. Nje investim prej 2 miliard euro shume i erret dhe i kompromentuar rende ne çdo pikpamje.

Nje investim strategjik i nje rendesie te jashtezakonshme ne duart me te keqia te mundshme, qe krijojne hapesira pa fund pastrimi parash nga qeveria dhe nje korrupsioni gjigand e te pakontrolluar ne favor te saj.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha pak dite me pare se: “Ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t’i lejojë vendet të konkurojnë bazuar mbi parimet ekonomike”.
Marreveshja per Portin e Durresit shkel hapur Marreveshjen e Stabilizim Asocimit dhe saktesisht Nenin 71 pikat 1.2.3 si dhe nenin 74.
Prandaj BE deklaroi pak muaj me pare: “BE-ja është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit. BE-ja u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime për të vlerësuar përputhjen e marrëveshjes me Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit midis BE-së dhe Shqipërisë.”
Shqetesimi eshte shume i madh dhe te gjithe prisnin reagimin e SPAK. Prisnin sic eshte bere e modes ne Shqiperi edhe ndonje reagim nga nderkombetaret
“çuditerisht” patetike, indiferente dhe “shume te heshtur” sa here behet fjale per ceshtje te renda korruptive ne Shqiperi.

SPAK-u duhej te fillonte urgjentisht hetimin kryesisht per kete skandal te permasave gjigande ku implikimet jane gjithefaresh, qe nga qeveria, parlamenti dhe bota e erret mafioze kombetare dhe nderkombetare. Mbyllja e syve nuk e shpeton dot as qeverine as SPAK-un vete nga kjo pergjegjesi shume madhe. Sot estradat e Drejtesise me Regji, qe fillon cfaqjet ne Lushnje udheton ne Pogradec dhe ndalon tek arkat me peshk nuk mashtrojne dot njeri. Te vertetat kane dale sheshit dhe Porti i Durresit eshte nje pa asnje diskutim kulmi i korrupsionit qeveritar gjigand. Mirenjohje pa fund medias se pavarur, qe denoncon, ndonese e pakte ne numer. Neveri per median me regji si zgjatim i mafies qeveritare dhe e bashkeinkriminuar me te kunder popullit shqiptar”, shkruan Vasili.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion