Nga Lukaku te Kieza dhe Donaruma, UEFA publikon formacionin më të mirë të EURO 2020

Sport

 Nga Lukaku te Kieza dhe Donaruma, UEFA publikon formacionin më
UEFA pak minuta më parë ka publikuar formacionin më të mirë të EURO 2020.

Me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Twitter”, qeveria e madhe e futbollit europian ka bërë publik formacionin me lojtarët që kanë spikatur në këtë kompeticion.

Në formacionin më të mirë shihet rreshtimi me modulin 4-3-3, në portë është Donaruma.

Në mbrojtjen e rreshtuar me 4, nga e djathta në të majtë është Uokër, Bonuçi, Meguajër, Spinacola.

Në mesfushën e përbërë me tre, janë Hojbjerg i Danimarkës, Zhorzhinjo dhe Pedri.

Ndërsa në sulm ndodhen, Kieza dhe Stërling nga krahët dhe Romelu Lukaku si qendërsulmues.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion