Ndeshja me Andorrën dhe “lufta” me Nedim Bajrami, flet mesfushori Hysaj

Sport

Ndeshja me Andorrën dhe “lufta” me Nedim Bajrami, flet

Sulmuesi Elseid Hysaj ka folur ditën e sotme para mediave, për ndeshjen kundër Andorrës, për eleminatoret e Botërorit të Katarit 2022. Në fjalën e tij, ai tha se duhet patjetër një fitore që në ndeshjen e saj. “Duhet të jemi kompakt si në ndeshjet e fundit në Nations League dhe të vazhdojmë përpara. Mund ta nisim mbarë me Andorrën. Kemi shumë lojtarë që kanë luajtur rregullisht dhe që janë formë të mirë. Jemi një grup fantastik dhe lojtarë si Bajrami mund të na japin një dorë më shumë në këto kualifikuese”, tha ai.

I pyetur për Nedim Bajramin, lojtari që e ndëshkoi Napolin në Kupën e Italisë. “Kemi folur, pasi kemi luajtur kundër tij. Është lojtar shumë i mirë dhe bën pjesë në një skuadër ku ka mundësi të ecë përpara. Kualitetet i ka, presion nuk do të ketë. Empoli është qytet i vogël dhe i qetë, thjesht duhet të tregojë vlerat”, tha ai.

 Gjithashtu, mbrojtësi foli edhe për formacionin.

“Jemi i njëjti grup lojtarësh pak a shumë. Kemi biseduar bashkë dhe do mundohemi të ecim përpara. Treguam që po luanim futboll të mirë dhe na eci mbarë në Nations League. Duhet të kemi pak nga fryma e kaluar dhe pak nga e reja me Bajramin dhe të tjerët. Moduli 3-5-2 ishte sërish temë diskutimi dhe Hysaj pranon se në fillim nuk ishte e lehtë: “Jemi përshtatur dhe kemi marrë vesh si duhet të lëviznim në fushë. Në fillim ishte rrëmujë dhe nuk po kuptonim lëvizjet. Nuk ka kohë skuadra të stërvitet 100 për qind. Duhet të kemi besim te trajneri dhe ai te ne. E kemi kuptuar skemën dhe jemi duke ecur mirë”.

Në fund, i pyetur në lidhje me duelin kundër Andorrës të enjten, Hysaj u shpreh: “Është më mirë kur e njeh një kundërshtar. Janë lojtar që dinë të luajnë futboll. Duhet të jemi të përqendruar dhe ta bëjmë ndeshjen sa më të lehtë, për të mos pasur probleme”.

ME TE LEXUARAT